Udhëzimi i MAS për transferimin e studimeve nga Universitetet që u mbyllën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2014, 19:35
Studentët të cilët kanë ndjekur studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) privat, të cilëve iu është hequr licenca, mund të aplikojnë për transferimin e studimeve në IAL publike apo private sipas procedurave të Udhëzimit të nxjerrë nga MAS.Në udhëzim përcaktohen qartë të gjitha proçedurat dhe dokumentat që një student duhet të ndjekë për të transferuar studimet.Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit thuhet “IAL–të publike, brenda orës 12:00 të datës 29 shtator 2014 do të përpilojnë dhe shpallin listat e programeve të studimit të ekuivalentuara dhe i vendosin në vende të dukshme në mjediset e rektoratit dhe fakulteteve.Nga data 29 shtator, deri në orën 12:00 të datës 3 tetor 2014, nga ana e studentëve, kryhet aplikimi, për programet e studimit të ofruara nga fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara”Programet e studimit që mund të aplikojnë studentëtStudentët janë të lirë të aplikojnë në programin e studimit që ata dëshirojnë, të njëjtë ose të ngjashëm me programin e studimit që kanë ndjekur.Studentët nuk mund të aplikojë për transferimin e studimeve në dy IAL njëkohësisht.Vlerësimi i Komisionit për dosjen e secilit studentDeri në orën 12:00 të datës 8 tetor 2014, Komisionet e vlerësimit dhe ekuivalentimit të ngritur pranë IAL–ve publike kryejnë vlerësimin dhe ekuivalentimin e dosjeve të kandidatëve që rezultojnë të rregullta duke u shprehur për çdo student aplikant, për vlerësimin dhe njohjen e lëndëve e detyrimeve të shlyera, krediteve të grumbulluara si dhe të periudhave të studimit të njohura.Ministria e Arsimit dhe Sportit, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kuotat e veçanta që do të aprovohen për vitin akademik 2014-2015 për studentët e transferuar nga IAL-të që iu është hequr licenca.Në po këtë akt, MAS do të propozojë tarifat vjetore të studimit si më poshtë:Për programet e studimit Bachelor – 110. 000 Lekë (Përveç programeve Bachelor në: arte, sporte, mjeksi, arkitekturë-ndërtim, për të cilat do të propozohet tarifa 290.000 Lekë)Për programet e studimit Master – 160.000 Lekë
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për transferimin e studimeve
ex/oranews.tv/