MM, Ballës: Kazermat dhe pronat jashtë planit, janë prona publike
Në vijim të kundërpërgjigjes ndaj akuzave të PS-së, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratave të fundit të deputetit Taulant Balla lidhur me pronat e ushtrisë. Sipas MM, numri i kazermave ushtarake është reduktuar pas vendosjes së standardeve të reja, si anëtare e NATO-s.Në këtë kontekst ky dikaster bën me dije se kazermat dhe pronat janë jashtë planit, janë prona publike dhe si të tilla është një detyrim transferimi i kazermave tek autoritetet publike. Ndërkaq MM ka shprehur vendosmërinë për uljen e barrës së panevojshme ndaj Forcave të Armatosura.Më herët, deputeti Taulant Balla ndaloi në bazën ushtarake detare të Bishtit të Pallës, baza e dytë detare më e madhe në vend. Sipas socialistit Balla në këtë kep po shiten me mijëra meta katrore që përshijnë jo vetëm Bishtin e Pallës por edhe prona të tjera të ushtrisë në Porto Romano dhe në Maminas. Kjo bastisje e pronës publike për interesat e qeverisë sipas Ballës do Përfundojë me rezultatin e zgjedhjeve dhe rikthimin e pronës për qytetarët.