“Ringjallja e fesë dhe besimit në Shqipëri”, dokumentari i Fatos Baxhakut dhe arkivit shqiptar

"Ringjallja" është dokumentari i shfaqur në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të vizitës së Papës."Ringjallja", prodhim i Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, me regji të Fatos Baxhakut, përmban materiale arkivore mbi besimin fetar, ndalimin nga regjimi komunist dhe ringjallja e tij me ardhjen e demokracisë.“Mesazhi im personal do të ishte që most a marrim thjeshtë si një festë të hareshme, por si një përkujtimore të madhe, në nderim të atyre që kanë dhënë jetën për ideale të cilat ne sot I marrim sit ë mirëqëna. Le të jenë këto ditë shenja e një përkujtese dhe një ndjese të madhe që ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më”, u shpreh Fatos Baxhaku.Për aktorin Mirush Kabashi ky dokumentar paraqet:“Mbresa trishtimi. Kur shikon kalvarin e jashtëzakonshëm që ka pësuar ndoshta pjesa më intelektuale, pastaj edhe shpirtërore e këtyre shqiptarëve të mëdhenj. Djem të rinj të cilët i përkushtuan shpirtin Zotit për të ngritur dhe lartësuar ndjesitë shpirtërore të një populli”.Dokumentari "Ringjallja"  zgjat rreth 40 minuta./nzh/oranews online/