Operacion antidrogë te “Unaza e Re”, kapen 2 persona me 4.5 kg heroinë
Tiranë- Sekuestrohet 4.5 kg heroinë në kryeqytet. Mësohet se në pranga kanë rënë dy persona, 32-vjeçari England Hyseni dhe 33 vjeçari Tahir Avdia.Operacioni mësohet se është realizuar në zonën e "Unazës së Re", në momentin që po shkëmbehej lënda narkotike.Ndërkaq operacioni i policisë vazhdon ende për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë rrjet të trafikut të drogave të forta, siç është heroina.
(Në foto: Heroina e sekuestruar nga policia)Njoftimi i policisë"Bazuar në shtrirjen në kohë të një hetimi me metoda proaktive, u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasve : England Nesim Hyseni, 32 vjeç banues në Tiranë dhe Tahir Tahir Avdia, 33 vjeç banues në Tiranë,Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës në zonën e Unazës së Re me një sasi prej 5 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila ishte e fshehur në një automjet. Materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë".