Hazizaj: Procesi Fullani, politika ndikoi joprofesionalisht
Tiranë - Vendimin e Gjykatës së Apelit, kundrejt ndryshimit të masës së sigurisë për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, tha se ishte një vendim që pritej të ndodhte. Hazizaj u shpreh se organi i akuzës kapërceu atë çfarë ishte parashikuar në ligj, duke u treguar arbitrar."Unë mendoj se kalimi që bëri nëpërmjet Gjykatës së Apelit,- të pakten me aq informacion kam, - jo vetëm që e prisja, por ishte një vendim i cili mësoj institucionet në përgjithësi, ose institucionin e prokurorisë dhe atë të hetimit, që të mos jetë i nxituar dhe emocional në sipërmarrjen proceduariale që merr ai në raport me njerëzit. Mendoj se Gjykata e Apelit ka artikuluar dhe kështu mund të dalë vendimi, i arsyetuar, që problemi i sigurisë juridike të qytetarëve, kushdo qofshin ata, para çdo lloj detyrimi, mbisundon dhe është më i rëndësishmi në teorinë e së drejtës. Që do të thotë se kur ka një raport midis një detyrimi, i cili mund të jetë dhe konfuz ligjor dhe të drejtës për të përfituar nga ligji. Mendoj se është më korrekte që e drejta të jetë më e vlefshme, sesa ajo ç'ka parashikohet si detyrim ligjor.Së dyti, nxitimi dhe nocioni që ka përfshirë organet proceduriale të hetimit, në rastet kur bëhet fjalë për institucione kaq të rëndësihme që janë dydimensionale, kanë të bëjnë me sovranitetin, pse jo dhe me sigurinë kombëtare, sipërmarrja e tyre pa bërë një hetim të plotë mbi ngjarjen dhe të marrë një vendim direkt, për të trysnuar më pas dhe Gjykatën për marrjen e një vendimi, për masën e sigurimit, duhet të jetë shumë në vëmendje. Jo të një prokurori, por të institucoionit në përgjithësi. Momenti i tretë, është se unë e prisja këtë vendim, konstatoj se edhe vetë politika, me këtë lloj sipërmarrje që mori institucioni apo organi i akuzës, sado i centralizuar ai, e kapërceu atë ç'ka politika e ka përfytyruar të parashikuar në ligj. Kërkesa që bëri organi i akuzës në Gjykatën e rrethi gjyqësor Tiranë, jo vetëm që kapërceu atë ç'ka parashikon ligji, por njëkohësisht u tregua më represiv dhe më arbitrar" - tha Hazizaj.Gjatë një interviste në RTV "Ora News", me gazetaren Denisa Pasholli, Hazizaj theksoi se presioni i ushtruar nga strukturat politike nuk ishte profesional."Unë mendoj se presioni ishte i madh nga strukturat, të cilat unë nuk e di se si vijnë dhe si shkojnë, por di vetëm një gjë, që presioni nuk ishte profesional. Ndoshta për mungesë të konsulencës. Qytetari shqiptar, kushdo qoftë ai, duke na përfshirë dhe ne nuk jemi fort të edukuar me transparencën e ligjit. Shumë shkelje ligjore, vijnë si shkak i pamundësisë për të njohur ligjin. Unë nuk mendoj se duhet gjetur fajtori, unë nuk mendoj se është pjesë e presionit politik, për të qënë i drejtëpërdrejtë. Unë mendoj se është pjesë e një emocioni, e një senti regresiv të institucioneve, kur bëhet fjalë për burgun. Fjala "burg" në Shqipëri, po kthehet si fjala ushtri para viteve '90. Duhet ta kapëceje ushtrinë që të "martoheshe", tani duhet të kapërcesh të qenurit pas hekurave, që të lulëzosh në një funksion apo institucion" - u shpreh Hazizaj.Ndyshimin e masës së akuzës së Guvernatrit Fullani, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie", Hazizaj e analizon si të tillë: "Ndryshimi i masës së sigurimit "nga arrest me burg" në "Arrest në shtëpi", nuk tregon asgjë. Që do të thotë ndryshimi i situatës në të cilën ndodhet personi, Guvernatori, është nga ajo që ishte në burgun 302, i ruajtur dhe i vëzhguar në ambjentet e shtëpisë. Por kjo nuk ka lidhje me akuzën. Lidhja me akuzën ka të bëjë me provimin nga ana e organit procedurial të hetimit, të fajësisë, apo provimin nga ana e mbrojtjes ligjore të zotit Fulani, të pafajsisë".