Deklarata e Ambasadorit iraken në Vatikan: IS do vrasë Papën në Shqipëri

Papa Françesku rrezikon që të jetë në shënjestër të ekstremistëve të Shtetit Islamik gjatë vizitës që do të kryejë këtë fundjavë në Shqipëri. Alarmin e ka dhënë Ambasadori i Irakut në Vatikan, Habib Ald Sadër.Gjithashtu Ambasadori irakian ka paralajmëruar se Ati i Shenjtë do të jetë gjithashtu në rrezik në vizitën që do të kryejë në Turqi në nëntor.Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë bërë bujë kohët e fundit pasi kanë shprehur objektivin e tyre për ta zgjeruar kalifatin deri në Romë, që konsiderohet si zemra e Krishtërimit perëndimor, madje kanë menduar edhe të ngulin flamurin e tyre të zi në majë të Bazilikatës së Shën Pjetrit.Al Sadër tha se Papa është edhe më në rrezik që pas mbështetjes publike që i ka dhënë Shteteve të Bashkuara për të luftuar dhe shpartalluar Shtetin Islamik."Ata e kanë bërë të qartë se duan ta vrasin Papën. Dhe kërcënimi ndaj tij është konkret", tha Ambasadori për gazetën italiane "La Nazione"."Ne duhet të garantojmë sigurinë e Papës kudo, sepse unë mendoj se ata (ISIS) mund të përpiqen ta vrasin në një prej udhëtimeve të tij, madje edhe në Romë. Pjesëtarët e ISIS nuk janë vetëm arabë, por edhe kanadezë, amerikanë, francezë, britanikë ose italianë".Vatikani nxitoi të qetësonte situatën, duke thënë se nuk kishte asnjë të dhënë se jeta e Papës kërcënohej dhe se nuk do të kishte asnjë ndryshim të masave të sigurisë gjatë udhëtimin e tij në Shqipëri, pavarësisht zërave se ish-luftëtarë në Siri që janë kthyer në Shqipëri mund të jenë kërcënim.Vetë Papa ka vendosur që të mos ketë asnjë pengesë mes tij dhe njerëzve të zakonshëm që do të takojë në Tiranë.Pas vizitës të së dielës në Tiranë, Papa do të shkojë vizitojë Ankaranë dhe Stambollin më 29 dhe 30 nëntor.