Virusi Ebola, Obama dërgon personel ushtarak në Afrikë
SHBA- Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se presidenti Barack Obama po përgatitet të dërgojë 3.000 personelë ushtarakë në Liberi të Afrikës Perëndimore, për të luftuar krizën e shkaktuar nga virusi Ebola.Trupat e ushtrisë amerikane do të ofrojnë mbështetje mjekësore dhe logjistike për të izoluar dhe trajtuar viktimat e epidemisë.Në opinionin publik ka pasur kritika për reagim të ngadaltë ndërkombëtar ndaj virusit Ebola, ku banorët thonë se masat duheshin marrë më përpara dhe se lufta kundër epidemisë nuk duhet bërë vetëm më nivel kombëtar.Gjithashtu zyrtarët e Kombeve të Bashkuara priten të diskutojnë në Gjenevë për të frenuar shpërthimin e epidemisë.Sierra Leone, Liberia dhe Guinea janë vendet më të goditura nga ky virus vdekjeprurës me më shumë se 30 mijë raste dhe 2400 viktima sipas të dhënave Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Autoritetet afrikane kanë shtuar masat e sigurisë në kufij dhe aeroporte për të mundur parandalimin e përhapjesë së mëtejshme të virusit.