Rama kritikon deputetët në mbledhje, koordinator për lidhjet me Ministrat
Tiranë- Mbledhja e grupit parlamentar të PS, është shoqëruar me kritika të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj deputetëve.Shefi i qeverisë, ka shprehur rezerva për mungesën e të zgjedhurve socialistë në festimet që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, për festën e 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut."Duhet të jeni të pranishëm në aktivitete, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë”, duke shtuar se “qeveria nuk ka pasur mundësi për të dhënë fonde të mëdha për festime”.Po ashtu në mbledhje është bërë me dije, se duke nisur nga dita e sotme, në çdo Ministri do të ketë një koordinator për të mbajtur lidhjet mes deputetëve dhe ministrave.Një koordinator do të ketë edhe në Kryeministri. Duket se ky është një vendim, që vjen pas rezervave që deputetë të caktuar kanë lëshuar, për moskorrektesë të ministrave ndaj tyre.Megjithatë deputetë socialistë shprehin rezerva ndaj një vendimi të tillë.Ata i thanë Ora News se vendosja e një koordinatori ndërpret raportet direkte ministri-deputetë dhe ndërpret mundësinë për t'i dhënë një zgjidhje të shpejtë problemeve që shoqërojnë elektoratin e tyre.