PD 5 ligje në Kushtetuese, demokratët gati për betejën e re ligjore

Tiranë- Mazhorancës qeverisëse i duhet të mobilizojë forcat për betejën ligjore që do nisë nga kjo javë në Gjykatë Kushtetuese. Janë pesë ligje të cilët po marrin rrugën për në Kushtetuese, ku tashmë për dy prej tyre kërkesa me argumentët juridik është gati.Ora News ka siguruar draftin për ligjin mbi "Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" dhe "Gjykatën administrative". Neni ku sanksionon pezullimin automatik me ligj të gjyqtarëve nga detyra, në ligjin për KLD-në, është një shkelje e rëndë."Duke vendosur pezullimin nga detyra për të gjitha afatin e shqyrtimit të cështjes gjyqësore nga moementi i marrjes së statusit të të pandehurit, si dhe duke mos parashikuar që nëse gjykata e deklaron të pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë gjyqtarin, ai do të përfitojë të gjjithë të drejtat që burojnë nga statusi i gjyqtarit për kohën e pezullimit, legjislatori de facto vendos kufizimin e kohës së qëndrimit në detyrë të gjyqtarit, në mënyrë jo proporcionale dhe në kundërshtim me nenin 138 të Kushtetutës" .Në shkelje të Kushtetutës, demokratët gjejnë dhe nenin 3 dhe 6 te ligjit, mbi rrethanat dhe procedurën e verifikimit dhe shkarkimin e anëtarëve të KLD."Shtesat dhe ndryshimet në ligji mbi këtë cështje, të përfshira në nenet 3-6 të tij, jo vetëm dobësojnë vetëqeverisjen e gjyqësorit, por vijnë në kundërshtim edhe me vetë rregullimin që Kushtetuta i ka bërë funksionimit të pavarur të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në përputhje me standardet e parimit të ndarjes midis pushteteve".Gjithashtu demokratët të shqetësuar janë dhe me nenin ku specifikohet mënyra e zgjedhjes se nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë."Kushtetuta ka specifikuar qartësisht se secili prej anëtarëve të KLD mund të propozohet si Zëvendëskryetar. Ndryshimi i termit kushtetues "nga rradhët e tij", nëpërmjet ligjit, bie ndesh me nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ligji kurrësesi, nuk mund të marrë përsipër të ndryshojë rregulla të sanksionuara shprehimisht nga Kushtetuta."Jo pak shkelje demokratët, evidentojnë dhe në ligjin për Gjykatën Administrative, përkatësisht ndryshimin e nenit 2 ku i njeh Kancelarit, i cili është vartës i Ministrit të Drejtësisë, të drejta ekskluzive për propozimin e emërimit, lirimit dhe shkarkimit të ndihmësit ligjor."Ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv, nëpërmjet Kancelarit në procedurën e emërimit, lirimit apo shkarkimit nga detyra të ndihmësit ligjor , përcaktimi i ekskluzivitetit të Ministrit të Drejtësisë për të shpallur procedurat e plotësimit të vendeve vakante, përzgjedhja e kandidatëve nga një strukturë që në shumicën e vet përbëhet nga anëtarë jashtë sistemit gjyqësor, bie ndesh me standardet kushtetuese lidhur me pavarësinë e gjykatave dhe të gjyqtarëve".Partia Demorkatike po i jep dorën e fundit argumentave ligjore kundërshtues dhe për ndarjen e re territoriale, e cila prej shumë muajsh ka mbajtur ndezur debatin politik në vend.Në të njëtën mënyrë po trajtohen dhe "ligji për shkollën e magjistraturës" dhe ai për "policinë e shtetit".Këto 5 ligje u cilësuan si antikushtetues dhe nga Presidenti, por por mazhoranca pa humbur kohë, me nisjen e sesionit të ri parlamentar hodhi në kosh firmën e Kreut të Shtetit.