Lezhë, rikonstruksioni i vonuar i kopshtit, 40 fëmijë sistemohen në konvikt

Lezhë - I improvizuar si një kopësht, konvikti i shkollës së mesme profesionale në Lezhë, është tejmbushur nga fëmijët e parashkollorë, ku në një dhomë jo më të madhe se 4 me 4 te vendosen mbi 40 fëmijë.Kjo rrëmujë është pranuar nga bashkia e Lezhës, të cilët e referojnë situatën e krijuar me rikonstruksionin e kopështit “Besëlidhja”.Vonesat në rikonstruksionin e godinave të kopshteve e shkollave, kanë marrë edhe ngjyrime politike. Sipas Kreut të Partisë Demokratike në Lezhë, Paulin Marku parashkollorët duhet të kishin një vëmendje të veçantë, por në fakt u lanë të fundit.Probleme këtë fillim viti arsimor patën edhe shkollat, ku 3 prej tyre janë spostuar në ambiente simotra dhe nxënësit zhvillojnë mësim pasdite.