UNESCO do të marrë në mbrojtje Ohrin, 30 muaj për të kryer rehabilitimin fizik të liqenit
Pogradec - Në fund të 30 muajve të ardhshëm, edhe ana shqiptare e liqenit të Ohrit do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e UNESCO-s, për t'u mbrojtur me ligj dhe ruajtur si pasuri dhe trashëgimi kulturore dhe natyrore.Në Tushemisht të Pogradecit është prezantuar projekti më i ri që do të synojë përgatitjen e dosjes së nominimit dhe rehabilitimet fizike të liqenit, në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues nga UNESCO-s dhe Ministria shqiptare e Kulturës, ajo e Mjedisit si dhe përfaqësues nga pala maqedonase.Sinisa Sesum, përfaqësues i UNESCO tha se duhet punë e madhe nga autoritetet shqiptare në këtë periudhë 30 mujore."Mundësitë që liqeni i Ohrit të bëhet pjesë e UNESCO-s në anën shqiptare janë të mëdha, - tha Sesum, - por mbetet shumë punë nga ana e autoriteteve shqiptare. Do të ishte mëse e zakonshme që i gjithë liqeni të jetë pjesë e trashëgimisë botërore, por janë shumë kushte që duhet të plotësohen. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e vlerave natyrore të këtij liqeni.Virgjil Muçi nga Komisioni Kombëtar i UNESCO-s e cilësoi projektin si ogur për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.Pëllumb Abeshi, përfaqësues i Ministrisë së Mjedisit e cilësoi projektin si mjaft të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen në mënyrë të qëndryshme të vlerave natyrore të liqenit.Ana maqedonase e liqenit e ka fituar statusin si pjesë e trashëgimisë botërore që prej vitit 1979. Ndërkohë që pjesa shqiptare e liqenit vuan prej vitesh për shkak të mungesës së angazhimit dhe dëshirës për të ruajtur këtë pasuri të vyer.