Dëshira për t'u arsimuar sfidon vështirësitë, fëmijët e Sukthit në shkolla të improvizuara

Sukth - Duke lënë mënjanë gjoksërrahjet për shkolla të rikonstruktuara e standard me vendet perëndimore, duhet ta themi se viti i ri shkollor nuk ka nisur njësoj për të gjithë nxënësit. Në fshatin Sukth të Krujës, 25 fëmijë, janë të detyruar të ndjekin mësimin në një shtëpi të improvizuar si shkollë, ku infrastruktura e kësaj banese thellon më tej problematikën.Kjo situatë vazhdon prej 10 vitesh, ndërsa prej disa ditësh dy mësuesit e fshatit në mënyrë vullnetare, kanë bërë disa meremetime për të ndryshuar paksa pamjen e banesës.Banorët e këtij fshati shprehen të shqetësuar për kushtet ku arsimohen fëmijët.Situata   ne ambjentet e kësaj shkolle te improvizuar bëhet me dramatike gjatë stinës së dimrit si pasoje e mungesës së ngrohjes, ndërkohë që fëmijët e fshatit qe ndjekin klasën e gjashte duhet të shkojnë ne një fshat tjetër pasi mungojn ambjentet dhe stafi i mësuesve. Me sa duket dëshira për t’u shkolluar i sfidon problemet, pavarësisht indiferencës së institucioneve.