PD: Falsifikatori i zgjedhjeve në Lezhë po shpërblehet tek Anti-droga

Tiranë – Partia Demokratike i ka kërkuar llogari, kreut të Qeverisë, se përse ka emëruar një person të përjashtuar nga radhët e Policisë, si Shef të Antidrogës në Policinë e Lezhës.Deputeti Arben Ristani, nga selia e PD-së, ka gjykuar se Gjergj Doda, është shpërblyer në këtë detyrë për falsifikimin që i ka bërë zgjedhjeve të 23 Qershorit, kur ai ishte komisioner i PS-së.“Gjergj Doda është nën procedim penal – tha Ristani, - dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Ky është një lajm që e kanë pasqyruar të gjitha mediat dhe lehtësisht I verifikueshëm.Por me Edi Ramën, komisioneri i partisë, që akuzohet për manipulim të zgjedhjeve që sollën oligarkinë në pushtet, jo vetëm duhet shpërblyer, por duhet mbrojtur edhe nga drejtësia.Ndaj, Partia e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Emërimi është bërë në kohën, që Doda ishte në procedim penal, “ – tha Ristani.Nisur nga ky fakt, ai ka ngritur edhe një pyetje tjetër: “Nëse falsifikimi, manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve është për Edi Ramën një dekoratë që ua njeh komisionerëve të tij në Policinë e Shtetit, ne kemi sot një pyetje për Kryeministrin. A ka caktuar ai komisioner në Lezhë, një person të përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka dekonspiruar një aksion të policisë, që si pasojë solli vrasjen e një oficeri? Dhe më pas, - përfundon Ristani pyetjen, - a e shpërbleu ai këtë komisioner, që akuzohet për falsifikim dhe manipulim të zgjedhjeve në favor të tij, si Shef të Anti-Drogës në Lezhë?”Oranews.tv