Mazhoranca shtyn Këshillin Kombëtar të Integrimit, Bregu: Qeveria u tërhoq
Komisioni i integrimit vendosi sot të shtyjë ngritjen e Këshillit Komëbtar të Integrimit. Në komisioni parlamentar deputetet e shumicës kanë lajmëruar se do ti japin kohë opozitës që të reflektojë dhe të kthehet në kuvend.Por deputetja demokrate Majlinda Bregu e konsideroi këtë si një tërheqje, ku mazhoranca të kuptojë gabimin e propozimit.“Unë shpresoj shume që kjo tërheqje të cilën ka vendosur sot mazhoranca ta bëjë duke e kuptuar gabimin e propozimit që kishte bërë për ngritjen e Këshillit Kombëtar, të jetë e tillë deri në fund. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë sesa t’i lihet opozitës hapësira për të drejtuar një organizëm i cili ka treguar që ka qenë i suksesshëm në këtë format në vende të tjera që sot janë anëtarë të BE, duke përmendur këtu Kroacinë. Të gjitha strukturat e procesit të integrimit europian në Shqipëri janë ngritur sipas modelit kroat dhe jo vetëm që nuk e gjej me vend, por më duket e tepëruar dhe shpikje jo vetëm e saktë, por edhe dashakeqëse nga një anë, që sa herë bëhet fjalë për t’i dhënë opozitës një hapësirë që e meriton dhe që e ka gëzuar dhe në vende të tjera në këto stade të procesit të integrimit, në Shqipëri qeveria dhe mazhoranca propozon një model për tja kufizuar hapësirën opozitës", u shpreh Bregu