Edicioni i katërt i "Coast Trip", evenimenti starton nesër në Velipojë
Kanë zgjedhur Shkodrën, qytetin e Biçikletave, për aventurën e tyre të rradhës. 25 është numri i pilotëve të cilët vinë për herë të parë në Shqipëri dhe janë pjesë e aktivitetit 'Coast Trip 4".Konferenca e cila shënon dhe nisjen e aventurës zhvillohet në Dajç të Shkodrës dhe qëllimi kryesor për Kryetarin e Shoqatës së Aeronautikës shqiptare, Alket Islamin, është: “Konferencën e shtypit po e bëjmë këtu në natyrë, për të dhënë një mesazh për mbrojtjen e natyrës, për mbrojtjen e mjedisit dhe për një nga objektivat kryesore që “Coast Trip” ka, vlerat e pashtershme të natyrës shqiptare, ekosistemit shqiptarë. Gjë e cila do të pasqyrohet deri në fundit e “Coast Trip” deri në Kepin e Stillos dhe në ishullin Tongo në kufi me Greqinë”.Volker Stuvg organizatori i pilotëve, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, deklaron se vitin e ardhshëm numri i paramotorrëve do të shtohet dhe arsyeja është: “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jemi shumë të mahnitur nga bukuritë e vendit tuaj. Këtë vit jemi 25, premtojmë që vitin e ardhshëm do të jemi më shumë, për të eksploruar dhe ushëtuar në Shqipëri”."Coast Trip 4" zhvillohet në dy faza: “Etapa e parë është nga Velipoja deri në Durrës, pastaj pilotët të gjithë do të shkojnë në Tiranë dhe do të njihen me kryeqytetin”.25 paramotorrët vinë nga Lituania, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Udhëtimi i tyre në tokë e në ajër do të përfundojë me datë 20 shtator, në Butrint.