“Dita e Hapur” në Rinas, stërvitja shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2014”

Në aeroportin e Rinasit, u zhvillua sot “Dita e Hapur”, në kuadër të stëvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2014”.Familjarët e efektivave të Forcave të Armatosura që stërviten së bashku me trupat britanike janë njohur nga afër me mënyrën se si stërviten të afërmit e tyre. Gjithashtu ato kanë parë nga afër edhe mjetet ushtarake me të cilat po zhvillohet stërvitja “Albanian Lion”, të cilat janë vendosur në aeroportin e Rinasit si dhe kanë realizuar fotografi pranë tyre.Në fjalën e tij me këtë rast, zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila ka falenderuar efektivat britanike dhe ato shqiptare që marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët, si dhe të pranishmit e tjerë në këtë ceremoni.Ai u shpreh se syimi i këtij aktiviteti është që ta afrojë publikun sa më afër Forcave të Armatosura.stervitja 1Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuarnë Tiranë, z. Nicholas Cannon, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe familjarë të ushtarakëve të FA që marin pjesë në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Albanina Lion”.