Papa Francesku marton çiftet me fëmijë

Papa Francesku ka martuar 20 çifte, disa prej të cilëve kishin bashkëjetuar dhe tashmë kishin edhe fëmijë. Ceremonia u zhvillua të dielën, në kuadër të filozofisë së atit argjentias për një kishë më të hapur dhe më gjithpërfshirëse.Martesa e parë që papa kreu në 18 muajt e tij në detyrë është mes Gabrielles dhe Guidos, të cilët tashmë kanë një fëmijë dhe martesën e kishin konsideruar diçka të pamundur.Ndërsa bekoi çiftin e sapomartuar, papa dha disa këshilla:"Është nomale që çiftet e sapomartuar të kenë kundërshti mes tyre. Kjo ndodh, por ajo që unë ju këshillloj, është që kurrë mos e mbyllni ditën pa bërë paqe. Është një gjest i vogël i cili parandalon probleme të mëdha.”Francesku është Papa i parë jo-evropian në 1300 vjet që ka shprehur tolerancë të tillë në lidhje me tema të konsideruara tabu nga kisha katolike. Ati i shenjtë ka mbështetur të gjithë filozofinë e tij në një pyetje në dukje të thjeshtë: Kush jam unë për të gjykuar?Dhe në këtë rast ai fliste për homoseksualet dhe diskriminimi i tyre.Qasja e tij është në kontrast të madh me paraardhësin gjerman, Benedikti i 16, i cili tha se kërcënimet ndaj familjes tradicionale po minojnë  të ardhmen e vetë njerëzimit.Në mujain tetor peshkopë nga mbarë bota do të mblidhen në Vatikan, për të diskutuar tema si martesa, divorci, aborti dhe homoseksualiteti.