Nesër fillon viti i ri shkollor , 600 mijë nxënës i rikthehen bankave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2014, 17:05
Tiranë - Të hënën, më 15 shtator nis shkolla për të gjithë sistemin parauniveriatr në vend. Në banka do të ulen rreth 600.000 nxënës, ndërsa për herë të parë do të jenë 37 mijë fëmijë që do të provojnë emocionin e bankave të shkollës.Burimet zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit thanë për Ora News, se të gjitha shkollat në kryeqytet do hapin dyer për nxënësit. Rikonstruksionet kanë përfunduar në disa shkolla ku infrastruktura ishte e amortizuar.Edhe këtë vit në gjimnazet më të mëdha si: Ismail Qemali, Sami Frashëri, Petro Nini Luarasi do të bëhet mësimi me turne, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe kapaciteteve jo të mjaftueshme që ka shkolla.Në vend numërohen gjithsej 2137 shkolla publike dhe jo publike.