Gjigandi turistik amerikan "Silversea" prek brigjet e Sarandës
Sarandë - Për herë të parë pas përfundimit të ndërtimit të kalatës së re të kroçerave, një anije e tonazhit të rëndë ka prekur brigjet e Sarandës.Gjigandi turistik amerikan "Silversea Cruise” është ankoruar në orët e paradites së të dielës në portin e qytetit. Me një numër prej 285 turistësh në bord, këta të vlerësuar si grup turistësh elitarë amerikanë, anija e tonazhit të rëndë me një gjatësi rreth 150 m me nëntë kate, u ankorua pa vështirësi në kalatën e re, me një gjatësi 180 m.Turistët u sollën në Sarandë përmes një agjensie turistike. Ata erdhën ga Katanja, Itali dhe pas qëndrimit për shtatë orë në qytetin e Sarandës, destinacioni i tyre është Koto në Kroaci. Turistët u shpërndanë në tetë autobuzë, katër prej të cilëve shkuan në Gjirokastër dhe katër të tjerë në Butrint.Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, i cili ka qenë prezent dhe madje ka vizitur edhe mjediset e kroçerës " Silver Wind", e ka quajtur ditë të veçantë këtë të sotmen që më në fund bëhet realitet fakti që anije të tonazhit të rëndë nga sot e tutje do të ankorohet në kalatën e re, me kushtet speciale të krijuara tashmë.Kryebashkiaku Çipa, ndërsa vlerëson shumë sezonin turistik, tha dhe se numri i turistëve që e vizituan Sarandën këtë sezon ka shkuar në më tepër se 600 mijë. Por kryebashkiaku Çipa tha edhe se tanimë Saranda nuk do të ketë më sezon tradicional veror, por do ta ketë atë të shtrirë në kohë. Kjo e sotmja e tregon që në Sarandë turistët fillojnë të vijnë që nga shkurti për të vazhduar deri në nëntor.Një prej turistëve që iu afrua vetë mikrofonit të "Ora News", u shpreh i mrekulluar për bukurinë e Sarandës. Ai vinte për herë të parë në këtë qytet dhe se shprehu dëshirën që të vijë përsëri dhe të sjellë këtu edhe fëmijët e tij.Oranews.tv