Shkodër, pengesa betoni nëpër rrugët pranë shkollave
Shkodër - Ecjeve me shpejtësi të “pilotëve” në rrugët e Shkodres, bashkia e qytetit u ka gjetur si zgjidhje që pranë shkollave, të ndërtojë pengesa prej betoni.Janë 14 akse problematike të zgjedhur për ndërtimin e këtyre pengesave, që në zhargonin e përditshëm shkodran, quhen bume. Kjo sinjalistikë horizontale, vjen si masë përpara nisjes së vitit shkollor.Fatbardh Kuçi, përgjegjës i zyrës së shërbimeve në bashkinë Shkodër, tha se do të merren masat e duhura për të organizuar sinjalistikën në vendet më të rrezikshme dhe në pikat më të errëta për kalimtarët.Por Shkodra rreshtohet si një nga qytetet e vetme, që në rrugët e saj nuk ka asnjë semafor për normalizimin e qarkullimit, ç’ka nga bashkia justifikohen me ndërtimin e rrethrrotullimeve.Mbetet për t'u parë në vijim sa efektive do të jetë kjo zgjidhje e bashkisë, duke ditur se lëvizshmëria e automjeteve është e lartë.