Koreja e Veriut dënon një amerikan me 6 vjet punë të rënda

Kore e Veriut - Gjykata e Koresë së Veriut ka dënuar një shtetas amerikan me gjashtë vjet punë të detyruar për "akte armiqësore". Kështu ka raportuar Agjencia Shtetërore e Lajmeve KCNA.Matthew Miller u arrestua prillin e shkuar, menjëherë pasi mbërriti si turist në Korenë e Veriut.Tashmë, SHBA-ja akuzon Korenë e Veriut se po e përdor Miller si dhe dy amerikanë të tjerë të paraburgosur, si pengje në një lojë diplomatike.Autoritetet e Koresë së Veriut nuk i kanë specifikuar akuzat kundër shtetasit amerikan, por ata pretendojnë se viza e tij ishte grisur dhe ai kërkoi azil. Në disa foto të publikuara nga “Reuters”, tregohen disa sende personale të Miller-it, përfshirë pasaportën dhe vizën e tij kurse Miller shfaqej i ulur në një karrike dhe i rrethuar nga ushtarë të Koresë së Veriut.Sipas “Associated Press”, prokurorët koreano-veriorë thanë se Miller pranoi se kishte një "ambicie të egër" për të kaluar një farë kohe në një burg të Koresë së Veriut, në mënyrë që të mund mësonte më shumë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.Si rrjedhim, Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar çështjen e fundit si me "prioritet të lartë".Oranews.tv