Liberi, Ebola shkarkon 10 zyrtarë të qeverisë
Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, ka shkarkuar 10 zyrtarë të qeverisë, të cilët kanë qenë "jashtë vendit pa asnjë justifikim në kohën kur vendi po vuan një krizë kombëtare si pasojë e virusit vdekjeprurës Ebola.Ajo tha se zyrtarët kanë treguar mungesë ndjeshmërie ndaj tragjedisë kombëtare dhe mospërfillje ndaj autoriteteve shtetërore.10 zyrtarët janë dy komisionerë, gjashtë asistentë ministrash dhe dy zëvendësministra.Sierra Leone, Liberia dhe Guinea janë vendet më të goditura nga virusi i cili deri tani ka marrë 2400 jetë njerëzish.Presidentja e liberisë i ka kërkuar ndihmë të drejtpërdretë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për trajtimin e sëmundjes.Në një letër dërguar Obamës më 9 shtator, ajo i kërkon presidentit amerikan të paktën ndërtimin e një qendre për trajtimin e ebolës në kryeqytetin Monrovia.Ndërkohë lufta kundër virusit vdekjeprurës vijon edhe në Nigeri, ku deri tani katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 400 janë aktualisht nën mbikqyrje.Puna për kontrollin e sëmundjes është ndarë në katër pjesë, menaxhimi i çështjes, indentifikimi i të prekurve, fushata sensibilizuese për njohjen e sëmundjes dhe mos neglizhimin e saj si dhe kontrolli i kufijve.Operacionet drejtohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara Ndërkombëtare të Fëmijëve (UNICEF) dhe organizata Mjekët pa Kufij.