E diel, Rama vëzhgon sesi Tirana vazhdon të pastrohet nga lokalet pa leje

Tiranë – Edhe sot, gjatë ditës së diel, INUK ka vazhduar të shembë lokale dhe shtesa të paligjshme në rrugët kryesore të Tiranës.Kryeministri Rama, duke publikuar një foto nga këto shembje, e ka përshëndetur sërish aksionin e Inspektoriatit të Ndërtimit dhe ka gjetur rastin të kritikojë sërish, Bashkinë e Tiranë, për indiferencën e saj.“Tolerancë zero ndaj zaptuesve të rrugëve, që kanë bërë ç’kanë dashur falë inekzistencës korruptive të pushtetit vendor,” – ka shkruar Rama në Fb.ar.sh/Oranews.tv