Aktori serb Miki Manojloviç, një rrëfim për lidhjet me Kosovën dhe Shqipërinë
Festivali Ndërkombëtar i Filmit ka sjellë për herë të parë në Shqipëri, një nga aktorët më të njohur serb, Miki Manojloviç.I njohur jo vetëm për intepretimet e tij në filma e teatre, por edhe për reagimet e tij, shpesh edhe të ashpra, për zhvillimet në Serbi dhe qendrimet pro Kosovës, që e kanë bërë një nga aktorët më të dashur atje.Në një rrëfim të gjatë për Ora News, artisti serb, këmbëngul se dy shtetet, nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse bashkëpunimit mes tyre. Por kur e pyet, se kur do të vijë dita që Serbia do të njohë Kosovën, nuk e ka një përgjigje.Në këtë edicion të festivalit, artistit serb i është kushtuar një retrospektivë e filmave të tij, ku mes 4 të prezantuarve për publikun shqiptar, është edhe filmi "Besa", ku ai interpreton rolin e një shqiptari, Azemit.Manojloviç, e thotë me zë të lartë, se kur një shqiptar të jep “besën”, nuk ka mëdyshje, se fjala e dhënë do mbahet.Aktorët, mund të luajnë rol, për të afruar Serbinë dhe Kosovën, kaq afër gjeorafikisht, por kaq larg në qëndrime, thotë i bindur Manajloviç.Dhe vetë ai, ka hedhur hapin e parë drejt kësaj rrugë. Në nëntor do të marrë udhë projekti i përbashkët i një kaste prej 17 aktorësh serbe e kosovarë, për të vënë në jetë filmin, Romeo dhe Zhuljeta, që do të inperepteohet në të dyja gjuhët.Teksa mbyll rrëfimin për Ora News, Manojloviç, këmbëngul të thotë se në këtë qendrim të parë në vendin tonë, është ndjerë i dashur nga shqiptarët.Intervista e plotë:Klementina Cenkollari - Është hera e parë që bëheni pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, këtu në Durrës? Si u ndjetë dhe çfarë impresionesh ju jep ky festival?Miki Manojloviç - Anila Varfi më kërkoi këtë vit, për herë të parë në Festivalin e Filmit, për herë të parë, për të qenë prezent dhe kjo është hera e parë që unë gjeta kohë, për të qenë këtu. Anila më propozoi, që të isha këtu, pasi gjatë festivalit, u bë një retrospektivë e filmave të mi. Kështu që unë kam qenë prezent, para dhe pas prezantimit të 4 filmave të mi. Unë pata mundësi që të marr pyetje edhe nga audienca, në fund të prezantimit të filmit. Kjo ishte vërtet shumë interesante per mua. Dhe për ata, shpresoj. Ne këmbyem impresionet tona për filmat dhe folëm. Kontakti live, me njerëzit është gjithmonë më e mira. Klementina Cenkollari - Por përveç filmave tuaj, a patët mundësi të shihni edhe produksione të tjera?Miki Manojloviç - Jo, ishte e pamundur për mua. Ishte shumë e vështirë për mua. Nuk kisha shumë kohë. Vetëm dje janë paraqitur tre filma të mi, para dhe pas tyre, e gjithë koha ime ishte e zënë.Klementina Cenkollari - Në një prej ketyre filmave, që janë prezantuar gjatë këtij festivali, ju luani edhe rolin e një shqiptari. Azemit, tek filmi "Besa" . Si u ndjetë, në rolin e një shqiptari? A e patët të vështirë të aktronit?Miki Manojloviç - Jo, Jo. Ne jemi, dhe kemi qenë për një kohë të gjatë, shumë larg, në disa periudha. Por gjeografikisht, jemi shumë afër. Dhe gjatë jetës sime, kur isha në moshë të re, kur isha djalosh, kam takuar shumë shqiptarë në Beograd. Kështu që kjo sjellje, nuk është e huaj. Për shembull, Besa për mua, nuk është një kategori morale e panjohur. Dhe për mua ishte shumë e lehtë të interpetoja atë rol. Më e vështirë, ishte të shprehesha në gjuhën tuaj. Baza e rolit, është morali. Morali i pastër. Nuk ka nacionalitet që ndan moralin. Dhe besa është një gjë e veçantë, për kombin tuaj. Besa është e veçantë në kulturën shqiptare. Kur një shqiptar të jep besën, është e sigurt që do ta mbajë fjalën, gjë që nuk ndodh në vendet e tjera.Klementina Cenkollari - Ju keni luajtur shumë role në karrieren tuaj. Cilin preferoni me shumë?Miki Manojloviç - Kjo është një pyetje që e bëjnë të gjithë, domethënë e bëjnë shpesh. Por realisht, nuk ka një rol që e pëlqej më shumë ose më pak, se të tjerët. Sepse në jetën time, nuk kam pasur asnjë ide, se cilin rol duhet të luaja. Klementina Cenkollari - Jeni i njohur për bashkëpumin tuaj me Kosturicën? Si është të bashkëpunosh me të?Miki Manojloviç - Ky është një zbulim i brendshëm ndaj punojmë së bashku. Si në dialogun tonë tani, pra të shkëmbejmë gjëra reale. Pra unë edhe Emiri, gjatë këtyre viteve, po zbulojmë njëri-tjetrin. Dhe historia, në këtë moment që po flasim, nuk ka fund. Ne surprizojmë njëti-tjerin, gjatë perudhës ku xhirojmë, pra, kur punojmë me njëri-tjetrin. Klementina Cenkollari - Siç e thatë, festivalit i erdhi fundi. Me çfare emocionesh po i ktheheni Beogradit? Çfarë impresionesh ju la festivali dhe publiku?Miki Manojloviç - Impresioni im i parë është se ketu njerëzit janë shumë të ngrohtë. Dhe shumë pozitiv dhe pa asters. Kjo është një gjë shumë e mirë. Pra unë jam shumë i lumtur që jam këtu, është shumë këndshëm të shohësh të gjithë këta njerëz që janë të qetë, siç edhe e shikoni, dhe që janë shumë pozitiv. Dhe gjatë gjithë këtyre ditëve te festivalit, publiku, njerëzit kanë qenë shumë pozitiv ndaj meje, pasi janë njohur me filmat që unë interpretoj. Unë mund të them se ndjeva një lloj dashurie, duket shumë, por e ndjeva. Dhe kjo është shumë shumë pozitive.Klementina Cenkollari - Jeni një aktor me një karriere kaq të gjatë, çfarë do t’i këshillonit aktorëve të rinj?Miki Manojloviç - Do tju them diçka. Mendoj se këshillat nuk ekzistojnë. Dhe do t'ju them po. Nëse ju jepni një këshillë, është këshilla juaj. Ju duhet të keni eksperincën tuaj dhe eksperienca juaj nuk është e imja, pra vlen vetëm për ju. Pra është e vështire të jepen këshilla. Nëse do thoja diçka, do të ishte. Puna e parë mos jepni këshilla, e dyta bëni atë që doni, atë që keni nevojë, atë qe ndjeni në fund të zemrës suaj. Dhe tjera, pyesni veten pse doni të bëheni aktor? PSE?Klementina Cenkollari - Jeni një nga aktorët më të dashur në Kosovë. Di që tani, jeni inisiator i një projekti të madh, që do të përfshijë një kast prej 17 aktorës nga Kosova dhe Serbia në "Romeo dhe Zhuljet? Pse ky projekt?Miki Manojloviç - Nga e dini ju këtë? Klementina Cenkollari - Ne dimë shumë.Por Pse ky projekt, cfarë prisni prej tij?Sepse Shekspiri, “Romeo dhe Zhulieta” janë baza për të kaluar tek proçesi real i ekipit tonë, tek kasta jonë. Për të kërkuar, bazat dhe temën e dashurisë dhe urrejtjes. Në të njëjtën kohë,. Urrejtje e thellë. Dhe në të njëjëtn kohë për të kërkuar një gjë shumë të rëndësishme, i cili quhet komunikimi ndërmjet njerëzve. Shpesh ne flasim të njëjtën gjjuhë por nuk kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe mund të imagjinoni sa larg mund të shkojmë duke përdorur historinë e Shekspirit dhe duke përdorur gjuhë tona, shqip dhe serbisht, në të njëjtën kohë, pa titra poshtë.Kështu që do të jetë një proçes i paparashikueshëm. Dhe jam i sigurt që kjo do të jetë diçka shumë e fortë. Çështja është të transmetojmë çfarë ka ndodhur më keta njerëz, dhe kush i ka mësuar ata të urrejnë. Prindërit, gjyshërit na mësojnë. Kur ne lindim jemi plotësisht të pafajshëm, dhe pse urrejmë, si shprehet urrejtja, por në të njëjtën kohë edhe dashuria. Projekti, do të bëhet nga organizata Beogradi dhe qendra muldimediale Prishtina. Unë kam qënë në Prishtinë dhe kam takuar njerëz shumë të talentuar. Nuk kemi bërë audicione. Gjyma e aktorëve do të jenë nga Serbia, më të mirët e Serbisë. Gjysma tjetër do të jenë nga Prishtina. Klementina Cenkollari - Jeni i njohur për qendrimin tuaj pro Kosovës. Çfarë roli mund të luajnë aktorët në afrimin e dy vendeve?Miki Manojloviç - Çdo njeri, jo vetëm aktorët, mund të bëjnë gjëra për të afruar njerëzit. Gjëra të vogla dhe të dukshme. Aktorët si unë, siç e thatë dhe ju të njohur, po unë jam i njohur, mund të bëjnë diçka. Dhe unë po bëj Romeon dhe Zhuljetën. A mund ta imagjinoni, se si do të jetë, kur ju të flisni serbisht dhe unë shqipt, dhe ata , ata do të na kuptojnë se çfarë po ndodh mes nesh? Ne do të gjejmë një mënyrë.Klementina Cenkollari - Kur mendoni se do të vijë koha që Serbia do të njohë Kosovën?Miki Manojloviç - Nuk e di. Nuk kam përgjigje. Por ajo që di, është se ne jemi të detyruar të jetojmë me njëri-tjetrin. Sepse jemi pranë, jemi shumë pranë. Jemi të detyruar të shkëmbejmë gjithçka, gjithçka mundemi. Çdo gjë që kemi nevojë. Dhe siç e thashë në fillim, jemi shumë afër, është çmenduri, të mos kesh lidhje, njerëzore, ekonomike, kulturore, në një nivel të lartë. Por nëse me pyesni, se kur dikush do të hedhë një firmë, atë nuk e di.Klementina Cenkollari - Ju e thatë disa herës se Kosova e Serbia janë afër. A do jenë ndodnjëherë fqinj të mirë dy vende dhe njerëz që kanë ndarë për vite një histori me shtypje dhe përpjekje për eleminim?Miki Manojloviç - Unë mendoj se një ditë e gjithë kjo zonë, do të jetë një rajon. Jo Serbia apo Kosova. Unë mendoj se e gjitha do të jetë në Europë, në BE. Pra ky do jetë një rajon, rajoni jonë, dhe jo më vende të ndara. Pra rajoni i Shqipërisë, i Serbisë. Pra një rajon i bashkuar . Kjo mund të ndodhë një ditë, dhe kjo ditë mund të jetë shumë e afër. Mund të jetë një shtet, zyrtarisht.Klementina Cenkollari - Sa përgjegjësi ka pasur elita intelektuale dhe artistët në mbështetjen e makinerisë propagandistike të Milosheviçit?Miki Manojloviç - Propaganda nuk është shprehja e duhur, fjala e duhur. Akademia jonë luajti një rol të rëndësishmë, por të fshehur. Disa prej nesh, jo të gjithë. Shumica e akademikëve tanë, e mbështetën Milosheviçin. Milosheviçi bëri disa gabime. Por ajo është e shkuara. Dhe ka shumë njerëz, në kohën e Milosheviçit, që thoshin se ai po gabon. Ishte rruga e duhur për t’a menaxhuar atë situatë, për të thënë se lufta nuk është zgjidhja. Nuk jam i sigurtë, se intelektualët janë fajtorë, nëse gjërat ndodhin. Kur gjërat janë bërë, është shumë vonë. Janë politikanët përgjegjës për këtë. Ajo që mund të bëjmë ne, kur them ne, flas për njerëz që dinë diçka dhe kanë edukim të mirë, mund të ndërtojmë ura të ndershme dhe bashkëpunimin në fushtën tonë, që në rastin tim, është një film apo teatër.(Video: Intervista e plotë me aktorin serb, Miki Manojloviç)