"Festa Përmetare 2014" promovon traditën

Permet - Promovimi i rrethit të Përmetit, traditës, ushqimit, artizanatit, muzikës, dhe potencialit të tij kulturor, ka ardhur natyrshëm përmes "Festa Përmetare 2014".Festivali u konceptua si një kombinim i traditës me kulinarinë. Panairi me produktet e shumta artizanale, kërcimi dhe kënga krijuan një atmosferë festive.Përgjatë dy ditëve për fëmijët u organizohen aktivitete për të zgjuar interesin e tyre për traditën, produktet si dhe bukuritë natyrore të zonës."Festa Përmetare 2014” solli edhe vizita te Guri i Përmetit, Kisha e Shën Elenës, Kisha e Leusës.Festivali u organizua në kuadër të projektit Rise Op (Shanse të Reja të Përfshirjes Social Ekonomike të Grave dhe të Rinjve në Zonat Rurale), financuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim.Rise Op synon të kontribuoj në përfshirjen sociale dhe ekonomike të grupeve të rrezikuara, siç janë gratë dhe të rinjtë e papunë duke rritur aftësitë e tyre në fushën e artizanatit dhe shërbimeve turistike, si dhe përmes mbështetjes institucionale dhe financiare për të ndërmarrë sipërmarrje të reja në këto fusha.