Durrës, dilema për shatërvanin, të hënën vendimi i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve
Durrës - Pavarësisht se Këshilli bashkiak i Durrësit nuk ka folur ende, të hënën mblidhet Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, ku do të vendoset fati i Emblemës së Durrësit, shatërvanit 84-vjeçar, prishja e të cilit do t'i hapte rrugë projektit për rehabilitimin e sheshit Liria, i konceptuar pa këtë monument, për të krijuar hapësira me te madhe.Nëpër rrjetet sociale gëlojnë komentet për moslargimin e këtij monumenti kulture, i projektuar nga arkitekti Kristo Sotiri, i njohur per veprat e tij në "Venecia Kostance Kajro".Koleksionisti dhe një nga zërat më aktiv të forumit për mbrojtjen e trashëgimisë Artan Lame, ka publikuar disa foto bardh e zi të Durrësit të dikurshëm ku shatërvani është objekti që tërheq më shumë vemendjen, duke nënkuptuar edhe mendimin e tij, kundër prishjes.Kundër largimit të shatërvanit është inicuar edhe një peticion që deri tani ka mbledhur 6 mijë firma.Një tjetër mbrojtës i shatërvanit të Durrësit është edhe Lorenc Bejko, anëtar i Këshillit kombëtar të Restaurimeve. Bejko ka paralajmëruar mungesën në mbledhje, pasi është kundër zhvendosjes së këtij monumenti historik.