Basha: Rama shemb "çibanët" e vet për të ngritur mbi to, pallate e saraje
Tiranë – Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i përgjigjet flakë për flakë, Kryeministrit Rama në Fb dhe çdo lloj kritike apo sarkazme të përdorur prej tij. Ai i ka bërë të ditur Ramës se po shemb në Tiranë ato “çibanë”, të cilëve gjatë 11 vjetëve si kryetar bashkie, iu rrëmbeu taksat, por nga ana tjetër, po legalizon ndërtime shumëkatëve dhe deri palate buzë detit, të biznesmenëve pro qeverisë.“ Vajmedeti e ha turpin me bukë, - shkruan Bashan ë Fb. – Fukarenjve, që i rropi 11 vjet si Kryetar Bashkie, tani iua prish "çibanët" që vetë i lejoi por bekon pallatet dhe sarajet e Kokëdhimëve të pushtetit, që lartësohen çdo ditë kundër ligjit. Llogjet për popullin, punët për vete!” – përfundon Basha.Debatet Basha – Rama kanë disa ditë që janë nxehur lidhur me punimet që po bëhen në Tiranë për pritjen ditinjoze të Papa Franceskut.Shënimi i fundit i Ramës në Fb ishte rreth orës 15:00, kur a ii konsideronte ndërtimet e paligjshme në Tiranë, si fryt i një pushteti lokal inekzistent dhe të korruptuar.ar.sh/Oranews.tv