Shtatzënia e Kate detyron princin Harry të shtyjë ditëlindjen
Edhe pse 30 vjetori është një moment i rëndësishëm për këdo, Princ Harry ka vendosur ta shtyjë festën e tij, për shkak të problemeve të shtatëzanisë gjatë mëngjeseve të Dukeshës Kate .Djali i dytë i princit Charles dhe princeshës Dajana, feston 30 vjetorin të hënën, dhe kishte parashikuar të organizonte një festë me miqtë e tij më të ngushtë në apartamentin ku jeton Prince William në Kensington Palace.Zyrtarët mbretërorë shpjeguan se nipi i Mbretëreshës e ka gjykuar si të "papërshtatshme" për të festuar, pasi Dukesha e Kembrixhit po vuan njësoj si me Princin George.Dukesha e cila pret beben e dytë mbretërore, vuan nga Hyperemesis Gravidarum, që mund të shkaktojë dehidratim të grave shtatzanë.Pikërisht, më 15 shtator pasi të ketë mbushur 30 vjeç, princi do të ketë edhe të drejtën të përfitojë shumën prej 10 milion paundësh të trashëguara nga mamaja e tij Lady Diana, e cila u nda nga jeta në 1997-tën.Nga disa burime në pallatin mbretëror thuhet se ai pritet të niset për një pushim të shkurtër këtë javë dhe se i ka premtuar miqve të tij për një festë kur të jetë momenti i duhur.