Punimet në Tiranë-Rinas, Haxhinasto: Më shumë investime për sinjalistikën

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspektoi sot punimet në aksin rrugor Tiranë – Rinas. Haxhinasto u ndal te problemi i sinjalistikave, ku sipas tij është prioritet.“Çështja e sinjalistikës rrugore është një prioritet madhor për ne prandaj ka marrë edhe angazhime më të mëdha buxhetore vitin 2014, por do të ketë angazhime edhe më të mëdha vitin e ardhshëm pasi akoma jemi shumë larg atyre raporteve të nevojshme midis investimeve kapitale dhe investimeve për mirmbajtje të rrugëve e sinjalistikë me qëllim që rruga të vij nëstandart. Pra ato standarte që jemi duke i përputhur plotësisht me standartin europian”, tha Haxhinasto.“Ne vazhdojmë aksionin për plotësimin e gjithë sinjalistikës në rrugët e Shqipërisë. Kjo është një nga nyjet e rëndësishme të aksit të veriut, siç është ky kryqëzimi që sapo del nga Aeroporti i Rinasit drejt qytetit te Fushë Krujës”,tha Ministri Haxhinasto.Kjo punë do të vazhdojë edhe me një ndërhyrje shumë më të rëndësishme në aksin rrugor Tiranë-Kashar dhe pastaj më tej në Durrës me qëllim që rrugët të vijnë në standartin e domosdoshëm të sinjalistikës dhe sigurisë pë rt’ishërbyer ashtu siç duhet përdoruesve të tyre, shtoi ai.I pyetur në lidhje me fondin për sinjalistikën Haxhinasto u shpreh:"Për vitin 2014 fondi ka qënë rreth10 milionë dollarë,por vitin e ardhshëm ne planifikojmë që ky fond të ketë rritje."