VIDEO/Ja si stërviten ushtarët profesionistë të ISIS

ISIS tërheq sërish vëmëndje duke hedhur në Youtube një video ku tregohet, që në mënyrë aq profesionale po trajnohen ushtarakët e Shtetit Islamik si pjesë e programit të luftëtarëve të tyre, të quajtur "Kampi i trajnimit i luftës së zezë".Në pamjet filmike shihen qartë luftëtarë xhihadistë me trajnime profesionale të ngjashme me ato të forcave special të Perëndimit.Po ashtu ,këto ditë qarkulluan në Internet dhe dy video të ushtrisë islamike me anë të cilave deklaronin hakmarrje kundër Perëndimit dhe të krishterëve në Siri.Xhihadistët bëjnë thirrje luftëtarëve që të përgatiten për sulme vetëshpërthyese dhe se "shteti i tyre islam do të rezistoj pavarësisht planeve të armiqve të tyre, perëndimorët.Tashmë Bota është vënë në lëvizje për të marrë të gjitha masat për të shkatërruar grupin terrorist dhe parandalimin e rekrutimit për xhihad dhe në veçanti kthimit të terroristëve të trajnuar në vendet perëndimore.