Tiranë, nxirrte 4 fëmijët për të lypur në rrugë, pranga nënës 24-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2014, 11:12
Tiranë- Një 24-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është arrestuar nga policia e kryeqytetit teksa i nxirrte këta të fundit për të lypur.Lida Dalipi, banuese në Tiranë u arrestua rreth orës 19:30 të ditës së djeshme, pasi rreth orës 13:30 të mesditës, në bulevardin “Zogu i Parë“, pranë ish stacionit të trenit është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke nxjerrë për të lypur fëmijet e saj të mitur me inicialet Sh.D, P.D, K.D dhe M.D.Ndërkaq blutë i kanë dorëzuar 4 fëmijet pranë Qendrës Sociale “ARSIS”.Shfrytëzimi i fëmijëve për të lypur rrugëve vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytetet e tjera.