FMN: Rritja ekonomike e Kinës, ndikim në ekonominë botërore

Një nga zyrtarët më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka dekalruar se rritja ekonomike e Kinës luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e ekonomisë botërore.Deklarata u bë nga zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Zhu Min, gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2014.Zhu tha se performanca e ekonomisë globale në gjysmën e parë të këtij viti nuk ka qenë shumë e kënaqshme dhe Kina kontribuon "rreth 30 për qind në rritjen ekonomike botërore".Edhe pse indeksi i blerjeve menaxheriale për muajin gusht ra nga 51.7 në 51,1 pikë, Zhu thotë se përsëri Kina do të vazhdojë të ruajë një rritje të fuqishme ekonomike.Ai tha se është tejet normale qe ekonomia e Kinës pëson luhatje në normën e rritjes së saj, pasi kjo ndodh në fazë të përshtatjes strukturore.Zëvendës.drejtori i menaxhimit në Fondim Monetar Ndërkombëtar tha gjithashtu se ekonomia kineze po i afrohet një niveli të potencialit ekonomik pas një rritje të shpejtë ekonomike 30-vjeçare.Më shumë politika sturukturore dhe financiare do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës dhe shtoi se është gjthsesi e nevojshme të ndërmmerren politika monetare të qëndrueshme. Tematika kresore në forumin ekonomik botëror, i cili u hap dje në veri të Kinës, është krijimi i vlerës nëpërmjet inovacionit.