Rama me homologun kinez: Bashkëpunim e projekte të mëdha

Energjia, Bujqësia dhe Infrastruktura Shqiptare do të rikthehen edhe një herë fusha kyçe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kinës. Dallëndyshja e parë e ringjalljes së marrëdhënieve mes dy vendeve është memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë shqiptare të Energjitikës dhe kompanise Power China.Memorandumi u nënshkrua gjatë vizitës që një delegacion shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kinë, ku do të marrë pjesë në Forumin veror të Davos-it që këtë vit mbahet në Tianjin.Memorandumi u nënshkrua nga Ministri i Energjitikës ,Damian Gjiknuri, dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë Power China, por rëndësinë e saj e tregoi vëmendja e veçantë që mori gjatë takimit të që Kryeminstri kinez Li Keqiang i rezervoi delegacionit shqiptar.Siç thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit shqiptar, por edhe të asaj të qeverisë së Pekinit, homologët Rama e Li Keqiang janë shprehur se do të çojnë në një stad të ri marrëdhëniet mes dy vendeve të konsideruara tradicionale.Duke vlerësuar ecurinë e mirë të zbatimit të disa projekteve ekzistuese dhe nënvizuan rëndësinë që sipërmarrësit kinezë dhe shqiptarë të intensifikojnë bashkëpunimin, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë garancinë e homologut kinez për të ndërtuar një të ndërtuar një autostradë që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.Detaje të projektit nuk bëhen të ditura, por specifikat e territorit të lënë të kuptosh se do të bëhet fjalë për një investim të madh.Kryeministri Shqiptar i ka përsëritur homologut kinez se projektet e diskutuara gjatë takimit të Bukureshtit për zhvillimin e Infrastrukturës dhe Ekonomisë përbëjnë një mundësi të shkëlqyer bashkëpunimi dhe presin mbështetjen konkrete të Pekinit.Kryeministri shqiptar e ka njohur atë kinez me zhvillimet rajonale, ndërsa prej tij ka pritur përgëzimet për Statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në takim Kryeministri shqiptar , Edi Rama dhe ai kinez, Li Keqiang, shoqëroheshin nga ministrant e sektorëve të vendosur prioritar të bashkëpunimit mes dy vendeve