Shkodër, viti shkollor nis me godina të vjetra, mungojnë fondet

Shkodër- Kur na ndajnë më pak se një javë nga nisja e vitit të ri shkollor, pak institucione në qarkun e Shkodrqës kanë patur “fatin” t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë apo të pjesshëm.Shkak për këtë situatë megjithëse nevojat janë të mëdha, ka qënë buxheti i reduktuar që pushteti vendor dhe Ministria e Arsimit ka akorduar për këtë sektor. Këtë e pranojnë zyrtarisht edhe drejtuesit e arsimit në Shkodër, si dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor.E njëjta problematikë paraqitet edhe në komunën Ana e Malit, ku kryetari Xhevat Mollca thotë se ndërhyrje janë bërë në pak godina që kanë patur nevoja më emergjente.Pothuajse çdo vit në qarkun e Shkodrës është ndërhyrë me plane të pjesshme në godinat e shkollave e kopshteve, ndërsa akoma nuk ka nisur asnjë investim sa i përket rikonstruksionit të plotë të tyre.Më problematike situata me gjendjen e shkollave paraqitet në disa Komuna, kryesisht të zonave malore.