Britani, politika kundër referendumit: Skocisë ti rriten kopetencat, jo ndarje

Ish-Kryeministri britanik, Gordon Brown ka deklaruar se duhet të rriten kompetencat e Skocisë brenda parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar përpara referendumit të javës së ardhshme.Brown, një skocez i cili përfaqëson edhe elektoratin skocez, është kthyer në vijën e parë të frontit politik në mbrojtje të bashkimit 307-vjeçar, pas sondazheve të cilat tregojnë se Skocia e pavarur do të fitojë terren më 18 shtator.Ish-kryeministri ka dhënë një alterantivë për Skocinë, për të shpëtuar Britaninë nga ndarja."Ajo çfarë tregojnë anketimet dhe sondazhet e opinionit publik, është se populli kërkon një ndryshim. Por ka një ndryshim të drejtë dhe ai do të ishte fuqizimi i Skocisë në parlamentin britanik, dhe një ndryshim vërtetë i gabuar dhe jo i ndrejtë, ndarja e Skocisë nga Britania e Madhe”.Duke publikuar planin për ti dhënë më shumë pushtet Skocisë në parlament, Brown bën thirrje për miratim, pasi në të kundërt Skocia do të largohet përgjithmonë nga Britania."Programi ynë për ndryshim duhet të miratohet shpejt nëse duam të mbajmë Skocinë brenda Britanisë. Për të shmangur përçarjen dhe kaosin, unë mendoj se ky ëshët ndryshimi më i drejtë”.Ndërkaq David Cameron ka lëshuar një lutje shumë personale për popullin e Skocisë, që të mos ndahet nga Britania e Madhe, duke u shprehur se “pjesa tjetër e Britanisë kërkon dëshpërimisht që ju të qëndroni”.Por Camerun ka paralajmëruar popullin skocez, të mendohet mirë, sepse ajo që do të vendoset në ditën e referedumit do të jetë e përjetshme, pa kthim mbrapa.Duke mbrojtur me shumë pasion bashkimin 307-vjeçar mes vendeve, ai thotë se familja a madhe britanike ka luftuar ndër shekuj e bashkuar, duke cituar këtu si prova historike Revolucionin Industrial, heqjen e skllavërisë dhe fitoren në Luftën e Parë Botërore.“ Mesazhi ynë për popullit skocez është i thjeshtë: Ne duam që ju të qëndroni. Sëbashku, Britania e Madhe mishëron vlera dhe bota na shikon me frikë dhe zili”, deklaton Camerun.Kryeminsitri britanik, për hir të interesave kombëtare ka lënë mënjanë edhe armiqësitë partiake, duke mbështetur edhe planin e fundit të ish-armikut të tij Gordon Brown për të rritur kompetencat e Edinburgut.