Universiteti i Elbasanit mbyll gjermanishten, nisin pranimet e studentëve nga privatët

Elbasan-Reforma e qeverisë në arsim ka përfshirë edhe Universitetet publike. Në Universitetin "Aleksandër Xhuvani " në Elbasan është mbyllur dega e gjermanishtes, që do të thotë se për këtë vit te ri akademik nuk do të mirëpresë studentë.Rektori, Liman Varoshi, tha se mbyllja e kësaj dege erdhi nga mosfrekuentimi i studentëve, por nëse do të ketë interes për studentët, kjo degë mund të rihapet.Ndërsa lidhur me punësimin e pedagogëve të Fakultetit të Infermierisë, të cilët nuk i janë shmangur dot zhvillimit profesional( master, doktoraturë) nëpërmjet Universiteteve private, Varoshi tha se ata nuk janë pedagogë të brednshëm, por të jashtëm.Rektori Varoshi tha se Universiteti i Elbasanit ka të gjitha kapacitetet për të pritur të gjithe studentët e Universiteteve private që u mbyllen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për mosplotësim të kritereve për zhvillimin e vitit akademik.Universiteti i Elbasanit prej disa ditësh ka nisur pranimet për studentët që vijnë nga ato private, ku degët më me interes janë ekonomiku dhe infermieria.