Tadiç: Deklaratat për ndarje sollën edhe reagimin e Brukselit

Vendosja e formulimit “integriteti territorial i Kosovës” në strategjinë për zgjerim të Komisionit Evropian, sipas ish presidentit serb, Boris Tadiç është reagim ndaj deklaratave për ndarje të Kosovës të zyrtarëve të Serbisë.Ai duke folur për këtë strategji, ka thënë se ndërsa ka qenë në pushtet, BE ka paraqitur qëndrimin mbi marrëdhëniet fqinjësore, por jo mbi integritetin territorial.“Nuk ka pasur asnjë formulim mbi respektimin e integritetit territorial, çka çon ka pranimi i shtetit të ri, përkatësisht identitetit. Në secilin rast, është dashur që kjo të zgjidhej me mjete të tjera politike. Mendoj se është dashur të paraqiten qëndrime të tjera politike, dhe jo qëndrime për ndarjen e Kosovës. Kjo është plotësisht e sigurt se është reagim ndaj deklaratave të patakt të zyrtarëve tanë”, ka thënë Tadiç.Kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Boris Tadiç, në një intervistë për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka parashikuar një destabilitet politik në Serbi, duke theksuar se partia që ai e drejton do të kthehet në pushtet pas një viti.“Nuk ka dilemë se qeveria ka tensione të brendshme, se po përpiqet që jo me një luftë thelbësore kundër korrupsionit, por me një manifestim të luftës të tërheqë vëmendjen nga problemet ”, ka thënë Tadiç.