EULEX arreston tre persona për terrorizëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 15:51
Policia e EULEX-it ka arrestuar tre persona të dyshuar si pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë.Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012.Ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet pas pak, para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).