Mediat e huaja të surprizuara nga fitorja e Shqipërisë

Fitorja e Kombëtares Shqiptare, mbrëmjen e djeshme ndaj Portugalisë në Aveiro ka tërhequr vemendjen e të gjitha mediave të huaja të cilat kanë shkruar për triumfin Shqiptar. Goli i Bekim Balajt në minutën e 51-të, shokoi Portugalinë dhe kjo nuk mund të lihej pa u komentuar edhe nga mediat më prestigjoze të Evropës.

Dy gazetat e mirënjohura, “Marca” dhe “Goal.com” i kanë kushtuar artikuj më vetë fitores së kuqezinjve duke e cilsuar si një sukses të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht duke kritukuar edhe lojën e Portugalisë. Ndërkohë nuk kanë munguar as shkrimet tek FIFA dhe UEFA, gjithashtu edhe tek mediat serbe ku edhe në këto faqe është komentuar triumfi i kuqezinjve.

Ja disa nga titujt nëpër gazetat e tjera:

Gazzetta dello Sport: Shqiperia e De Biazit, leksion Portugalisë së Ronaldos.Abola: Deshtim total, na mund dhe Shqiperia.Record:Jemi pertokë, mundemi nga vendi i 70-të në FIFA.BBC: Suprizon Shqipëria,mund Portugalinë.AS: Portugalia e pafuqishme, mundet edhe nga Shqiperia.