Zef Bushati: S'do ish keq të lejohej kanabisi - Shehu: Kur e thoni dhe ju
Tiranë – Në një kohë kur Qeveria ka ndezur zjarre nga jugu në veri, për të djegur bimët narkotike kanabis sativa, kreu i një partie, i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, hedh tezën e guximshme:“S’do të ishte ide e keqe që edhe në Shqipëri të ligjërohet mbjellja e kanabisit!”Bushati e çon edhe më tej idenë e tij për kanabisin, që grumbullimin dhe shitjen e saj ta bënin ose institucione shtetërore, ose firma të licensuara nga Qeveria.Por, përkundër tij, ka dalë sot ish-Ministri demokrat i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili shpreson që kjo deklaratë të jetë e ndonjë hakeri, që ka pushtuar profilin e Bushatit në Fb se, në qoftë e vërtetë, ajo është hedhur vetëm për të mbledhur elektorat."Zefi, une mendoj se nuk mund të mbledhësh elektorat, veçanërisht partia juaj me të tilla deklarata – këshillon Shehu. - Nuk është e vërtetë që po e legalizojnë vende te tjera.Së dyti, çfarë kuptojmë me legalizim? Së treti, do të ishte një vendim - që nuk mund të merret - shumë i dëmshëm për Shqipërinë.Pasurimi i ndershëm e zhvillimi, - thekson Shehu, - nuk vjen nga droga. Kanabisi është veçse një drogë dhe i krijon dëme të thella, njeriut e shoqërisë njerëzore."Oranews.tv