Elbasan, mungesa e hapësirave publike, aksion për lirimin e tyre

Elbasan-Zënia e hapësirave publike në Elbasan, është një problem i mbartur, por aktualisht kohës së konstatimit i kanë lënë vend, aksion për veprime konkrete.Kreu i policisë bashkiake, Ibrahim Cena pohon se çështjen do të ngrejë deri në këshill bashkiak, për gjetjen e tregjeve për fshatarët apo romët që zaptojnë trotuaret.Në lidhje me hapësirat e zëna nga lokalet, kryesisht në qendër të qytetit, policia bashkiake pritet të nisë një aksion, për lirimin e tyre dhe ndëshkimin e abuzuesve.