Fier, rritet numri i pronave informale, verifikime për mbivendosjen

Fier-Është kthyer në një problem madhor çështja e legalizimit të pronave informale në Fier. Nga 3100, aktualisht numërohen 5600 dosje të palegalizuara në rang qarku.Për kreun e ALUIZNI-t Ervin Bushi, po bëhen verifikimet në terren, për të shmangur edhe mbivendosjen e mundshme të pronave.Ndërkohë Bushi përmendi 45 ditëshin, si afat për kryerjen e pagesës, për qytetarët që duan të përfitojnë përgjysmim të faturës së detyrimit.Megjithatë mungesa e çertifikatës së pronësisë, është shndërruar në pengesë për pershpejtimin e proçedures se legalizimit.