Shembulli gjeorgjian në ekonomi- Intervista me Kakha Bendukidze

Kakha Bendukidze, ish ministër i Ekonomisë së Gjeorgjisë në një intervistë për “Ora Ekonomi” sjell shembullin gjeorgjian në ekonomi, por i jep dhe disa këshilla kryeministrit Edi Rama. Për dështimin e privatizimit të CEZ ai thotë se qeveria ishte jo aktive në mbështetje në mbledhjen e faturave. Thotë se duhet të jenë vetëm 6 taksa dhe e sheh me shqetësim borxhin e lartë publik. Prandaj këshillon që qeveria duhet të privatizojë asetet publike për të larë borxhin. Thotë se arrestimi i Guvernatorit Fullani nuk I tremb investitorët ndërsa shton se argumentat që thonë mbi rëndësinë e pavarsisë së Bankës Qëndrore, nuk vlejnë kur mendohet ”që do të bëheni anëtar të zonës euro në dhjetë vjet gjithësesi, ndaj një mënyrë do të ishte të mos kishit monedhën kombëtare lek”.Aktulisht Bendukidze, çdo muaj shkon në Ukrainë për të këshilluar qeverinë e re atje dhe ndërkohë ai mund të jetë dhe këshilltar i qeverisë Rama. Intervistoi Besart Kadia.