Mjedisi, Bashkia Durrës-operatorëve turistikë: Ndërhyni pas eventeve

Durrës - Pushteti vendor dhe operatorët turistike në Durrës për herë të parë janë bërë pjesë e një projekti me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet fizike, akustike dhe vizuale.Në kuadër të projektit Adriatik IPA të aplikuar në 6 vende të rajonit janë prezantuar masat e që do të merren me perfundimin e sezonit turistik për pastrimin e mjedisit, si dhe praktikat e ndërhyrjes pas eventeve që bëhen shkak për mbetje fizike, zhurmë akustike, etj.Drejtoresha e projektit Blerina Hasani ka theksuar rëndësine e konkretizimit të tij, si faktor me rëndësi për ambientin.Në takim u kërkua bashkëpunim mes njesive vendore dhe operatorëve turistikë, si e vetmja mënyrë për t'i dalë Zot mjedisit, duke e mbrojtur nga dora shkatërruese e njeriut.