Padova, zbulohet laboratori dhe 7 mln € drogë në shtëpinë e 2 shqiptarëve

Itali - Një operacion “blic” i karabinierisë italiane të shtunën, në një apartament në Padova, ka bërë që dy shqiptarë të bien në pranga, Fatjon Muca - 25 vjeç nga Durrësi dhe  një i mitur. 17 vjeç.Karabinerët, pasi e kontrolluan apartamentin, që ndodhej në një ndërtesë të qetë, u gjendën para një laboratori të vërtetë rafinimi të drogës.Operacioni “Blic” i karabinierëve ndodhi të shtunën në orën 12:30 në rrugën Vittorio Veneto, në lagjen Basannelo.Dy persona u arrestuan, 35 kg heroinë u konfiskuan si dhe 60 kg përzierës, nga shitja e të cilave do të ishin fituar 7 milionë euro nëse do të shiteshin në tregun e pakicës. Po ashtu, u sekuestruan 25 mijë euro dhe 6 telefona celularë.Në laborator ishte çdo gjë e nevojshme për përpunimin dhe paketimin e drogës, destinuar për “grosistët” në sheshin venecian dhe ndoshta në Turqi.ar.sh/Oranews.tv