Bregu: Këshilli i Integrimit sipas modelit kroat,të drejtohet nga opozita

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu i është përgjigjur Taulant Ballës pas ftesës që ai i bën opozitës që të bëhet pjesë e komisionit për ngritjen e Këshillit të Integrimit.Në një postim në rrjetin social facebook, Bregu kërkon që Këshilli Kombëtar i Integrimit të ngrihet sipas modelit kroat. Sipas Bregut ky Këshill të drejtohet nga opozita dhe të ketë një strukturë tërësisht parlamentare, dh për këtë ajo i ka dërguar një letër Ministres së Integrimit Klajda Gjosha.Formatin e propozuar nga qeveria për Këshillin e Integrimit, Majlinda Bregu e konsideron si “lëmsh”.“Qëndrimin e opozitës fare qartë ia kam shkruar Ministres së Integrimit, në përgjigje të formatit lëmsh të propozuar nga qeveria për Keshillin Kombëtar të Integrimit. Zgjidhni një standart e model evropian për funksionimin e këtij Këshilli. Meqënëse strukturat tona në procesin e integrimit janë ngritur sipas modelit kroat, edhe Keshilli Kombetar le të jetë sipas atij modeli. Të drejtohet nga opozita,me nënkryetar nga maxhoranca e të jetë strukturë tërësisht parlamentare për të siguruar kontrollin parlamentar ndaj qeverisë në këtë proçes, por edhe sepse është dëshmi e gjithpërfshirjes aq të domosdoshme në favor të integrimit evropian si axhendë kombëtare”, shkruan Bregu në FB.Por ajo që e shqetëson Bregun është përgjigja e letrës që i ka dërguar ministres së Integrimit Klajda Gjosha. Ajo pret një përgjigje për letrën, ndërkohë sipas saj nuk duhet të jetë Balla ai që duhet t’i përgjigjet letrës.“Ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Integrimit, nenkryetari I komisionit, z. Balla, na fton ne deputetet e opozites qe te shkojme te diskutojme per ngritjen e Keshillit Kombetar te Integrimit Evropian. Asgje te cuditshme deri ketu.Ajo qe nuk shkon e qe une se kuptoj, eshte pse z. Balla merr persiper t' i pergjigjet letres qe une i kam derguar ministres Gjosha.”