Mediat online dhe presioni i klikimeve

Media online përbëhet nga klikimetLexuesit klikojnë sa në një artikull në tjetrin. Të ardhurat e reklamave bazohen në numrin e vizitorëve unikë që ka faqja.Redaktorët gjithmonë kanë në mëndje targetin e trafikut të faqes për të siguruar mbijetesën. Shkrimtarët dhe blogerat intepretojnë klikimet si një sinjal për popullaritetin që ato kanë.Realiteti ekonomik i cili mbështetet tek klikimet është mjaft mirë i dokumentuar. Por, për sa kohë që rritet rëndësia e vlerës së matjes online, duhet më shumë punë për të bërë me kulturën Gjatë dy viteve kërkime etnografike (duke vëzhguar redaksitë, intervistuar gazetarët dhe redaktorët) duke eksploruar nëse analitika e web-it po ndryshon kulturën e redaksisë së gazetarëve, përgjigjja është padyshim që po, por në një mënyrë ndryshe nga pritshmëritë tona.E nis me një shembull të medias para se të njihej internet. Ashtu siç shkruante Robert Darnton , pjesë e gazetarëve të “The New York Times” në 1960: Ne vërtet shkruanim për njëri tjetrin. Ne e dimi se askush nuk do të merreshej me historitë tona aq shpejt sa kolegët tanë” Darnton na kujton ne se në botën e printit cilësia e një artikulli vlerësohej më së shumti nga kolegët apo eprorët. Gazetarët kishin një mendim të tyre abstract sa I takon lexuesve të tyre në raport me shkrimin që ata botonin.Ndërsa letrat që u drejtoheshin kryeredaktorëve shpesh nuk lexoheshin. Më pas erdhi internet. Gazetarët krijuan praktika të reja dhe konfiguruan të tjera. (në shumë raste nuk ndryshonin gjë) . Një nga ndryshimet e mëdha që diferencoi lajmin në gazetën print nga lajmi online ishte matja e numrit të lexuesve ne internet. ( web metrics). gazetarët nisën të marrin informacion të detajuar nga publiku i tyre i lexuesve.Redaktorët nisën të masin në kohë reale numrin e klikimeve, komenteve pëlqimeve apo dhe shpërndarjeve, (Tweets). Një prej programeve analitike më popullore është ‘Chartbeat’ e cila përdoret nga më shumë se 3.000 faqe interneti në 35 vende. K ky program i matjes së klikimeve online nuk ka kaluar pa u vënë re.Disa e mirëpritën këtë zhvillim si fuqizimin e audiencës duke e argumentuar se kjo ‘matje’ përbën një kontroll të shëndoshë në zakonet e këqija të elitës gazetareske. Lexuesit kanë mundësi të ‘votojnë vetë me këmbët e tyre’ ose me gishtat e tyre.Ka shumë që shprehen se ky informacion thyen rrjedhën hirearkike të dijes dhe autoritetin nga gazetari tek lexuesi që karakterizon median print. Por sigurisht ka edhe qëndrime kritike. Shkrimtarët po përshkruhen si brejtësat të cilët marrin informacion të pandërprerë. Studiuesit kanë analizuar efektet negative të kësaj kulture klikimesh. Madje thonë se kjo kulturë është përgjegjëse për degradimin e përmbajtjes online, titujve bombastikë, videove për të qeshur, apo informacioneve se mund të gjejmë një restorant të mirë, të cilat nuk kanë funksionin e gazetarisë: për të ndriçuar mendjen lexuesit.Kjo kritikë është e rëndësishme dhe e nevojshme. Gjithashtu konkluzionet e mia kanë treguar se efektet e klikimeve janë më komplekse se kaq.Gjatë studimit tim, unë kam analizuar mediat online në dy shtete, në SHBA dhe në Francë, të cilat kanë tradita të ndryshme të gazetarisë. Studimi im mbështetet në metodën etnografike, një përzirje vëzhgimesh dhe intervistash për të krahasuar sistematikisht se çfarë thonë gazetarët dhe redaktorët për punën e tyre dhe se çfarë bëjnë në të vërtetë kur janë përpara kompjuterit.Pas më shumë se 400 orë vëzhgimi në redaksitë editoriale të 6 mediave online dhe pas shumë intervistash me redaktorët dhe gazetarët ja në çfarë përfundimi arrita:1. Përdorimi i këtyre programeve analitike në kohë reale është bërë një rutinë e përditshme për të gjithë mediat online.Të gjithë shikonin numrin e klikimeve ne kohë reale, për të menaxhuar vendosjen e artikullit në faqen kryesore si dhe për të bërë titujt më tërheqës, të cilët shpesh e përshkruanin veten si ‘të fiksuar pas Chartbeat’ (Një program që monitoron në kohë reale klikimet).2. Shumë faqe interneti gazetarët inkurajohen që në shkrimet e tyre të mendojnë për klikimet.Redaktorët dhe specialistët kanë baza të rregullta të renditjes së shkrimeve në bazë të klikimeve.3. Matja e klikimeve përdoret shpesh si mjet menaxhues.Ndonjëherë kjo është e mirë p.sh. kur këto faqe interneti mbështeten në klikime për stimuj financiar. Ndërsa në raste të tjera është më pak e drejtpërdrejtë por botuesit shpjegojnë se i besojnë seroizisht numrit të klikimeve kur vendosin të promovojnë apo kompensojnë.4. Shpesh herë ekziston një hendek mes asaj që thonë gazetarët për matjen e klikimeve dhe asaj që bëjnë. Shumë gazetarë shprehin pikpamjet e tyre cinike kur thonë se nuk bazohen në numrin e klikimeve për një lajm që ata kanë botuar. Madje se nuk duan t’ia dinë se sa herë mund të lexohet lajmi i tyre, megjithatë ndodh e kundërta. Gjithmonë kontrollojnë se cilët lajme janë më të lexuarat.5. Gazetarët reagojnë në mënyra të ndryshme për numrin e klikimeve në varësi të përmbajtjes së lajmit. Në disa vende gazetarët shprehen se e konsiderojnë numrin e klikimeve si një metodë në të cilën duan të shkëlqejnë, ndërsa në vende të tjera shprehen se ndihen nën presion nga eprorët e tyre të arrijnë një numër sa më të madh të klikimeve dhe për këtë përdorin tituj bombastikë për të rritur numrin e klikimeve.6. Janë disa faktorë që shpjegojnë faktin se përse gazetarët reagojnë në mënyra të ndryshme përsa I përket matjes së klikimeve, këtu përfshijmë situatën finaciare, linjën editoriale, moshën e stafit, karrierën e tyre si gazetarë (shtypit ose online), stilin e menaxhimit dhe mënyrën e organizimit të punës dhe gjithashtu vendin në të cilën kjo ndodh.Pra me fjalë të tjera të gjitha faqet online të mediave mbështeten tek matja analitike për të marrë vendime editoriale. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë e përdorin apo e intepretojnë këtë program në të njëjtën mënyrë. Në fakt, nuk ka një por disa kultura të matjes së numrit të klikimeve në redaksitë editorialeMarrim shembull se çfarë thonë gazetarët për matjen e numrit të klikimeve dhe çfarë bëjnë ata kur kontrollojnë numrin e klikimeve në lajmet e tyre.Ajo që zbulova është se gazetarët kanë shumë të ngjarë të kenë reagimë konfliktuese ndaj matjeve të klikimeve kur punojnë për botuesit me ambicie të larta editoriale të cilët nuk kanë stabilitet të qëndrueshëm financiar. Por në të njëjtën kohë ata e konsiderojnë numrin e klikimeve si një shenjë suksesi të vlerës së tyre profesionale. Dhe kjo për habi ndodh më shumë në Francë, aty ku kohë më parë gazetaria ishte më pak profesioniste sesa në Shtetet e Bashkuara.Menjëherë lind një pyetje e natyrshme: Cila është mënyra më e mirë për të menaxhuar matjen e klikimeve në çdo publikim? A duhet të mbrohen gazetarët nga presioni i numrit të klikimeve për lajmin, apo duhen inkurajuar gjithnjë e më shumë të bëjnë lajmin që të ketë sa më shumë klikime? Gazetaria ka një natyrë të dyfishtë.Është e mirë për publikun dhe një komoditet. Me shtimin e këtyre programeve të matjes së klikimeve, e mirë apo e keqe, duhen strategji të reja për të mbrojtur pavarësinë editorial nga forca e tregut. Nevoja për të gjetur një marrëveshje mes ambicjeve editoriale dhe realitetit ekonomik është po aq i vjetër sa vetë gazetaria. Por është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen e mediave online.*Etnografia e medias Angel Christin ka kryer një studim për publikimet digjitale në Francë dhe SHBA, për të karahasuar sesi ‘matja e klikimeve të një lajmi’ ndikon në kulturëTitulli origjinal i shkrimit: "When it comes to chasing clicks, journalists say one thing but feel pressure to do another"