Lirohet ish-bankieri francez, Karviel: Lufta fillon tani
Ish-bankieri francez Zherome Karviel, i dënuar në maj me tre vjet burg mbi aferën që shkaktoi miliarda euro humbje, ka dalë sot në mëngjes nga burgu pas një marrëveshje e cila i lejon atij të kryej dënimin në shtëpi, por i monitoruar nga një pajisje elektronike."Unë do të vazhdojë luftën më shumë se kurrë, ka më shumë se një betejë në vazhdim e sipër. Ka një apel në Versajë më 17 shtator, plus ankesat të cilat janë paraqitur tashmë kundër bankës “Societe Generale”. Lufta fillon tani, tha ai përpara gazetarëve pas daljes nga burgu.Karviel shtoi se ishte shumë i lumtur për lirimin dhe falenderoi punonjësit e burgut për mbështetjen e tyre gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.37 vjeçari ishte i shoqëruar nga avokati i tij, David Koubbi, i cili tha se në qendër të vëmendjes tashmë qëndron ish punonjësi i bankës” Societe Generale” Karviel."Është koha për të shqyrtuar të ashtuquajturin rasti Karviel, për të parë të vërtetën pasi unë besoj se nuk ka asnjë rast Karviel, tha avokati Kubbi.Karviel ka zhvilluar një betejë të ashpër ligjore kundër ish punëdhëniësit të tij që nga koha kur banka falimetoi, duke shkaktuar edhe krizën më të madhe financiare që nga që nga koha e “Depresionit të Madh”.Ai u dënua fillimisht me pesë vjet burg dhe me një gjobë prej 4.9 miliardë euro. Më pas dy vjet u reduktuan pas apelit nga avokatët e tij.