FMN reagon sot për vjedhjen në Bankës dhe ecurinë ekonomike
Tiranë - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të përmbyllë vizitën dyjavore në Shqipëri me një konferencë, ku do bëhen publike të dhënat mbi ecurinë ekonomike por edhe qëndrimi për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë si dhe për arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani.Takimi i fundit i ekspertëve ndërkombëtarë do zhvillohet në Ministrinë e Financave, ku do të marrin pjesë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj si dhe Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni.Vizita e radhës e FMN-së ka përkuar me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe pritet që kreu i misionit, Nadeem Ilahi, të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje, siç ka deklaruar edhe më parë.Kjo vizitë e ekspertëve të një institucioni ndërkombëtar financiar është rutinë dhe zhvillohet çdo tre muaj, që pas akordimit të fondit prej 330 milionë eurosh për Shqipërinë.Në këto vizita, ekspertë të FMN-së vlerësojnë ecurinë ekonomike në vend, por edhe disbursimin e fondeve të dhëna deri më tani. Shqipëria do të marrë këstin e radhës në shumën e 27 milionq eurove në fillim të tetorit.Në vizitën e radhës, FMN-ja ka dhënë rekomandimet edhe për rishikim e buxhetit 2014, por edhe për hartimin e buxhetit për vitin 2015.ar.sh/Oranews.tv