Fullani, Basha: Rama-Meta duan të kapin politikën monetare
Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike bëri thirrje sot për transparencë dhe drejtësi të pandikuar nga frymëzimi oligark Rama-Meta për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënë nën kontroll politikën monetare shqiptare.Për Bashën një gjë e tillë do të kishte pasoja katastrofale për vendin e shqiptarët.Reagimi i Bashës vjen një ditë pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë."Politika nuk duhet të influencohet në këtë proces as nuk duhet ta motivojë por duhet ta ndjekë me përgjejgësi të madhi pasi interesat e Shqipërisë e shqiptarëve kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale dhe drejtësi të pandikuar dhe ta pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënën nën kontroll politikën monetare shqiptare e cila do të kishte pasoja katastrofale për vendin e shqiptarët," deklaroi Basha në një prononcim për median nga selia e PD-së mesditën e 6 shtatorit.